Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Vlorës ka sekuestruar 128 kilogramë marijuanë ndërsa ka arrestuar 3 persona si posedues të lëndës narkotike, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat janë kapur në momentin kur po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike, vlera e të cilit kapte shifrën 120 mijë euro.
Operacioni i policisë është zhvilluar në fshatin Trevllazër dhe droga është gjetur në banesën e një prej personave të shpallur në kërkim, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri automatik (2- model 56 dhe 1- Sharrz), 3 krëhëra me 6 fishekë,1 automjet Mercedez-Benz me targë AA542MP dhe 4 celularë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kapen-duke-shkembyer-128-kg-marijuane-pranga-3-vlonjateve-2-ne-kerkim/