http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatën shqiptare të Atletikës organizuan ?Kids Athletics? për të promovuar sportin tëk të rinjtë në terrenet e reja sportive të shkollës ?Dora D?Istria?. Kreu i bashkisë në ceremoninë e shpërndarjes se certifikatave theksoi se aktivitete të tille i edukojnë te rinjtë për te qene kampione ne jete. Erion Veliaj: ?Në qoftë se jemi qytetarë kampionë, në qoftë se jemi nxënës kampionë, në qoftë se jemi fëmijë kampionë të një familjeje kampione, them se e kemi thyer rekordin, pavarësisht se kush do vazhdojë të bëhet sportist elitar. Sporti na mëson disa gjëra shumë të rëndësishme: Së pari, rëndësi ka të marrim pjesë, pra të pranoni të hyni në garë. E dyta, ekipi që do të fitojë duhet të jetë i përulur, nuk ka nevojë të jeni arrogant, sikur keni çliruar Tiranën; kurse ekipi që humb nuk duhet ta trajtojë sikur është ndonjë tragjedi e madhe?. Nisma e Bashkisë së Tiranës për të hapur 62 palestrat e shkollave, si hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë mund të merren me sport pasditeve dhe në fundjavë, po rezulton e suksesshme. ?Gjëja më e rëndësishme në një qytet janë njerëzit. Ka qytete edhe pa shkolla të bukura, ka qytete edhe pa bulevard, po s?ka qytete pa njerëz. Njerëzit janë gjëja më e rëndësishme, çdo gjë tjetër është në funksion të tyre. Duhet t?u thoni shokëve tuaj dhe atyre në shkollat e tjera që të regjistrohen në kurset sportive pas mësimit, në 62 shkollat ku i kemi hapur 24 orë?. Veliaj theksoi se përmirësimi i infrastrukturës sportive përgatiti jo vetëm sportiste por edhe qytetarë me të mirë.