Rihapja e dosjes 'Hajdari', Izet Haxhia në dorë të gjyqtarit të '21 janarit' Besnik Hoxha

Report TV 2018-05-21

Views 4

Hidhet shorti dhe përcaktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ku Haxhia u dënua me 25 vite burg.

Shorti i Gjykatës së Tiranës ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes Besnik Hoxha. Gjyqtari Hoxha ka tashmë në dorë fatin e këtij procesi, pasi filimisht do të vendosë nëse do të rivendoset çështja në afat për t?i hapur dritën jeshile kërkesës për riçeljen e procesit.

Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm gardistët e 21 janarit
Gjyqtari nuk është i panjohur për opinionin publik. Gjyqtari Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën. Besnik Hoxha ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e 21 janarit, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.

I vendosën tritol në 2012-ën
Besnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij. Ngjarja mbeti e pazbardhur.

Tre vite më parë, një vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e solli atë në Gjykatën e Tiranës, ku punon si gjyqtar që nga prilli i vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe kohore, ai ishte gjyqtari që rrëzoi kërkesën e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjeçit për lirimin e tyre për shkak të shkeljes së procedurave.

Share This Video


Download

  
Report form