Pavioni Reja në lulishten e Galerisë Kombëtare feston 2 vjetorin. Në kuadër të saj, për 10 ditë hapet Festivali Reja me larmi aktivitetesh nga 120 artistë të ardhur nga 15 vende të botës.
Pavioni Reja projektuar nga arkitekti japonez SOU FUJIMOTO në lulishten e Galerisë Kombëtare në Tiranë feston këtë fundmaji 2 vjetorin me një larmi aktivitetesh kulturore. Pasditja e të dielës u kalua në tingujt e grupit folklorik slloven etnoploc.
Më pas, programi muzikor vijoi për 10 minuta me një performancë të kërcimit bashëkohor nga artistja Veronika Chatzopoulou e quajtur ?Puthja e vdekjes?. Mbrëmja u mbyll me pjesën muzikore ?Addios Addios Amore? një homazh dedikuar Pina Bausch nga artistët grekë Daphinis Kokkinos dhe Maria Adamopoulou.