Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rasti i Cile Precetaj, nënës shqiptare që u dëbua nga SHBA para pak ditësh ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Këto ditë është bërë lajm në botë deportimi nga SHBA i një gruaje nga Shqipëria e cila kishte shkuar atje si emigrante klandestine e paligjshme.
Tek e fundit ashtu si të paktën 12 milionë njerëz të tjerë kanë hyrë në SHBA. Mund të jenë dhe më shumë.Kjo grua, zonja Cile Precetaj, mesa duket nga emri është nga malësia e mbi-Shkodrës, me tre fëmijë të moshës 8, 10 dhe 16 vjeç. Ishte qytetare e rregullt, paguante taksa, burri i saj kishte një restorant.
Në të gjithë lajmet që u dhanë thuhet se kishte paguar familja e saj nga restoranti gjatë këtyre 18 viteve 250 mijë dollarë për tu legalizuar statusi i kësaj dhe përsëri nuk kishte arritur ta bënte. Këtu është çelësi që bota e bën lajm këtë ngjarje.
I lënë të punojnë 18 vjet, i marrin dhe nga të ardhurat e familjes, fëmijët e saj do jenë shtetas amerikanë dhe do jetojnë në Amerikë, ndërsa kjo dëbohet pasi i kanë marrë në mënyrë të padrejtë një shumë të cilën asnjë amerikan i mesëm nuk e paguan si taksë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-nena-shqiptare-me-tre-femije-e-deportuar-nga-shba