Ora News - Polakët mësyjnë Shqipërinë ndërsa shqiptarët ikin jashtë

Ora News Lajme 2018-05-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në katër muajt e parë të këtij viti ka pasur një rritje të ndjeshme të shtetasve polakë që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas statistikave të INSTAT, në periudhën janar-prill 2018 në vend kanë hyrë 1 mijë polakë ose 33 % më shumë krahasuar kjo me një vit më parë. Por nga ana tjetër, të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve që kanë dalë nga Shqipëria këto katër muaj.

Shtetasit polakë vijojnë të kenë një interes të shtuar për të vizituar Shqipërinë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë një rritje me 33% ose e përkthyer në shifra, 1 mijë polakë më shumë që kanë hyrë në Shqipëri në katër muajt e parë të këtij viti krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT bën me dije se pas polakëve, rritje të hyrjes së shtetasve ka pasur edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia.

Vlen të nxjerrim në pah faktin se gjatë muajit prill kosovarët e hyrë në Shqipëri kanë qenë 4 mijë më pak, pavarësisht rritjes nëse e krahasojmë si 4 mujor.

Ndërkohë zviceranët janë shtetasit që kanë pësuar uljen më të ndjeshme të hyrjes në Shqipëri me 10 % si katër mujor .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/polaket-mesyjne-ne-shqiperi-1-mije-turiste-me-shume-se-ne-2017

Share This Video


Download

  
Report form