Olcion Muça, ushtari i cili ditën e djeshme tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në qendër të Lushnjës, tashmë i prangosur nga uniformat blu, kishte vetëm katër muaj që banonte në lagjen ?Xhavdet Nepravishta?, ndërkohë që origjina e tij është nga qyteti i Beratit.
Ai punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje, është i martuar dhe me dy fëmijë binjake. Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para. I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar.