Marçela Lati dhe Armand Peza ishin sot të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku na rrëfyen historinë e tyre 20-vjeçare të dashurisë.
Gjatë emisionit ata u surprizuan nga mikja e tyre e familjes po ashtu personazh i njohur, Iva Tiço.
?Me Mandin dhe Marçelën unë kam një miqësi të vjetër, që prej 1996-ës. Në fillim kam qenë shoqe me Mandin dhe në 98-ën jam njohur edhe Marçelën. E di që Marçela do më ?mbysë? fare kur të shohë këtë mesazh sepse nuk i ka qejf këto. Marçela është vajzë e zgjuar dhe pëlqen ti mbajë armiqtë afër dhe ka bërë shoqe të gjitha shoqet e Mandit. Jemi tre shoqe që kemi qenë shoqe tq ngushta të Mandit dhe tani jemi të Marçelës. Mandi këtë për fat të keq e di. Ne shihemi shpesh dhe kalojmë kohë bashkë?, tha Tiço në videomesazh.
?Unë kam qenë shumë e re kur kam njohur Mandin, e kam njohur kështu edhe për shkak të punës. Mendoj se mungesa e xhelozisë është meritë e tij sepse nuk më ka lënë kurrë shkak? tha Peza pasi dëgjoi fjalët e një prej mikeve të tij.