Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë kërcënuar përmes kriminelëve dhe i kanë ofruar 200 mijë euro Albert Veliut, të njohur edhe si dëshmitari 'X' apo 'Babalja' për të përgënjeshtruar deklaratat pak ditë më parë për Agron Xhafajn.