Pamjet me dron, krahasimi i protestave të opozitës, me shkurtin e 2017 dhe janarin 2018

Report TV 2018-05-28

Views 2

Pritshmëritë e një pjesëmarrje masive në protesta janë gjithnjë në planë të parë të organizatorëve aq më tepër kur ato organizohen nga opozita. Megjithatë pjesëmarrja në protestën e të shtunës 26 Maj 2018, ku moto e saj ishte largimi ministrit Fatrmir Xhafaj dhe qeverisë Rama ishe shumë herë më pakët krahasuar me atë të 27Janarit ku u protestua kundra zgjedhjes së Arta Markut.Një pjesëmarrje në këto nivele me sa duket tregon se audio përgjimi dhe më pas dëshmia e Albert Veliu njohur si Babalja nuk ka qenë bindëse për të prodhuar një valë pakënaqësi e përkthyer në pjesëmarrje masive në protestë. Gjithmonë në Shqipëri ka një debat për numrin e pjesëmarrësve në protesta.

Falë teknologjisë dhe filmimeve me Dron këtyre debate i ka ardhur deri diku fundi pasi janë planet nga ajri ato që tregojnë se sa persona i janë bashkuar protestës.

Për të kuptuar realisht sa ka qenë numri pjesëmarrëseve, Report TV sjell pamjet me dron filmin i cili ka nisur momentin kur fliste kreu opozitës Bashës pra momenti më kryesor i kësaj proteste.

Report Tv nuk merr përsipër të nxjerrë numrin e saktë të mbështetësve të opozitës që iu bashkuan kësaj proteste të opozitës.Por për të kuptuar se në çfarë nivel pjesëmarrje kishte kjo protestë, le ti krahasojmë planet me dron me ato të dy protestave më të fundit.

Nëse do të krahasojmë planet e protestës së 27 Janarit 2018 me ato të 26 Majit 2018 me sy të lirë dallohet një pjesëmarrje më e pakët.

Për të qenë në saktë në këtë konstatim, po i krahasojmë filmimet e protestës së sotme edhe me ato të një proteste të shkuar të PD asaj të 18 Shkurtit 2017.

Gjithsesi mbetet për publikun bazuar në këto pamje të japë verdiktin e tij për pjesëmarrjen në protestën e 26 Majit 2018 krahasuar me ato 27 Janarit 2018 dhe të 18 Shkurtit 2017.

Share This Video


Download

  
Report form