Rama rrëfen shqetësimin e madh gjatë protestave të opozitës dhe lë porositë

Report TV 2019-07-02

Views 0

Shefi i mazhorancës, Edi Rama, i falenderoi efektivët e policisë që në mesin e protestave të opozitës dhe mbarëvajtjes së tyre, nuk lanë pas punën e tyre të përditshmërisë. Nga ana tjetër ai ndau edhe piketat kryesore mbi të cilën duhet ta bazojnë punën komisariatet, duke paralajmëruar lirime nga detyra të kujto që mbyll sytë para paligjshmërive.

"Dua t?ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë për të mbrojtur vendin prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme. Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Një vrasje kriminale më pak se vjet. Vjedhjet me armë kanë rënë dhe numri i viktimave nga kjo është zero nga tre që ishin vjet. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55. Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët e fishekzjarret. Bilanci është i kënaqshëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka arritur të ndikojë më shumë falë jush.? u shpreh Rama

Nuk mund të them të njëjtën gjë për mbrojtjen e territorit. Janë vënë re shenja të veprimtarisë së paligjshme. Jo të gjithë e kanë përvetësuar e kanë kuptuar se kjo veprimtari është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e punës së tyre ashtu si lufta ndaj krimeve. Ndaj nga sot kërkoj masat për ndalimin e atyrë që cenojnë pronën e vendit apo tjetrit në të gjithë vijën bregdetare. Çdo komisariat duhet të ketë të qartë zonën e mbulimit kundër drogës, duke liruar nga detyra apo pezulluar nga puna këdo që mbyll sytë. Është me rëndësi të përparojmë më shpejt me revolucionin teknologjik", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form