Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 47 vjeçar i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës.
Ende mbeten të paqarta shkaqet që quan Ardian Kallamin drejt aktit të rëndë, por janë familjarët ata të cilët ngrenë akuzat e para.
Ata bëjnë përgjegjëse policinë e Shkodres për vetëvrasjen e familjarit të tyre, pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht e jo vetëm Kallamin.
Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur.
Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë të dielën në mëngjes, duke firmosur edhe një procesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar.
I vëllai, Zef Kallami, duke treguar versionin e tij për ngjarjen, kërkon drejtësi, duke theksuar se shteti po i detyron të bëhen kriminelë.
Zef Kallami, vëllai i viktimës: Ai shefi, tha, më ka goditur.Kjo shtëpia këtu përballë është grabitur, për këtë është arrestuar. Vetëm drejtësi se po na bën me u bë kriminela.
Edhe fqinji i tij tregon se 47 vjeçari nuk njihej si njeri problematik.
"Dimë se e kanë kapur, kaq. Nuk ka qenë problematik, punëtor në punë të vet dhe jetesë të vet".
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres për veprime të metejshme, ndërsa policia zyrtarisht nuk ka reaguar lidhur me pretendimet e familjarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-vetevra-pas-ndalimit-grabitjen-e-shtepise-perballe-familjaret-akuza-policise