Ora News - Korçë/58-vjeçari vdes në spital, familjarët akuza për neglizhencë, reagon spitali

Ora News Lajme 2019-11-15

Views 3

#rtvora #oranews

Një 58-vjeçar nga Pojani, baba i dy fëmijëve ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës ku po trajtohej prej dy ditësh. Familjarët e tij kanë ngritur akuza për neglizhencë ndaj mjekëve, ndërsa spitali thotë se për reagimin duhet pritet ekspertiza mjekoligjore.

Vdekja e një 58-vjeçari nga Pojani në spitalin e Korçës ka vënë nën akuzë për neglizhencë nga familjarët e viktimës bluzat e bardha të spitalit juglindor.

Telka Kelo, ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës në spital, ku është trajtuar për dy ditë.

Siç thonë familjarët, 58-vjeçari është ankuar për dhimbje barku e koke, por spitali thotë se pas analizave ai ka rezultuar gur në tëmth.

Spitali i Korçës thotë se gjendja e tij është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe pas dy orëve në Reanimacion ka ndërruar jetë.

Familjarët pretendojnë se kanë kërkuar dërgimin e 58-vjeçarit në Tiranë për mjekim të specializuar, por sipas tyre mjekët e spitalit të Korçës e kanë parë si të paarsyeshme këtë lëvizje.

Ndërsa pas vdekjes, familjarët e Kelos i akuzojnë mjekët për neglizhencë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/korce58-vjecari-vdes-ne-spital-familjaret-akuza-neglizhence-reagon-spitali

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form