Ora News - 1 Qershori këmbanë alarmi për fëmijët: 77% dhunohen, 50 mijë shfrytëzohen për punë

Ora News Lajme 2018-06-01

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve kryeqyteti u përfshi nga festa e protesta. Shoqëria civile, zgjodhi të marshojë në formë proteste dhe të nënshkruajë një peticion për institucionet për të bërë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve si dhe për të nxjerrë në pah të gjitha problemet me të cilat përballen.

Altin Hazizaj: "Vetëm 35 % e shkollave janë të aksesueshme nga fëmijët me aftësi të kufizuar. 77% e fëmijëve kanë përjetuar një formë dhune. 11% e fëmijëve, janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale nga të rriturit. Mbi 2000 fëmijë gjenden në situatë rruge, ndërsa 50 mijë shfrytëzohen për punë.

Me slloganin "Jepni llogari për fëmijët" shoqëria civile zhvilloi një marshim protestë që nisi nga Reja dhe vijuan drejt kryeministrisë ku u firmos peticioni në formë simbolike.

Më pas në shenjë proteste u vendosën 140 kartonë të kuq tek kuvendi dhe në fund në presidencë ku u pritën nga kreu i Shtetit, Ilir Meta, dhe dorëzuan peticionin kombëtar i cili mban firmën e 27 organizatave dhe rrjeteve kërkojnë nga institucionet shqiptare ndërmarrjen e hapave konkretë dhe të menjëhershëm për realizimin e të drejtave të fëmijëve të sanksionuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës, si dhe në detyrimet që kanë lindur nga Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDG-të).

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-feston-1-qershorin-mes-festes-dhe-protestes

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS