Ora News - Përmbytjet në Laç, Prençi: Këmbanë alarmi për pushtetin vendor

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se situata e përmbytjeve në Laç është një këmbanë alarmi për strukturat e pushtetit vendor, të cilët duhet të pastrojnë kolektorët. Në një intervistë për Ora News, Prençi tha se situata e mbrëmshme në Laç ishte paralajmëruar që në datën 6 tetor.
Prençi: Situata që ndodhi brëmë në Lac ishte paralajmëruar që në datën 6, që do të kishte reshje të dendura, të gjitha strukturat ishin paralajmëruar. Si rezultat i intesitetit të reshjeve përrenjtë kanë sjellë sasi të mëdha aluvionësh pothuajse kolektori ka pasur prurje të mëdha mbetjesh urbane, shto këtu edhe pjesën që kanali është i papastruar. Ka shumë mbetje dhe uji ka shpërthyer duke përmbytur rreth 60 shtëpi, por ka bërë edhe dëme të tjera. Në orën 24:00 është gjetur edhe një kufomë, të cilin e kanë marrë reshjet dhe e kanë sjellë këtu. Strukturat e emergjencës civile e kanë gjetur këtu të pajetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-lac-prenci-rreth-500-ha-toke-kane-prezence-uji/

Share This Video


Download

  
Report form