Ora News - Haradinaj: Terroristët kanë financuar njerëzit e tyre në Kosovë dhe Shqipëri

Ora News Lajme 2018-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëpunimi në luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit ka qenë në themel të konferencës "Takimet e Akabës" së zhvilluar në Tiranë ku mori pjesë princi i Jordanisë Ghazi Bin Muhammad.

Në fjalën e tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëjetesës mes komuniteteve fetare në Shqipëri, madje duke e konsideruar një thesar që duhet ruajtur.

Rama: Është e vërtetë që ne kemi këtë trashëgimi fantastike të mrekullueshme.Ndonjëherë duket goxha mbresëlënëse, goxha e mrekullueshme, nga njëra anë, kur shihet kjo vëllazëri ndërkufitare, ndërsa në anën tjetër shihet mungesa e vëllazërisë mes politikanëve. Por ajo çka është shumë e rëndësishme sot e kësaj dite është të kuptojmë që kjo nuk është diçka e dhënë, është një trashëgimi e ndërtuar brez pas brezi në rrethana shumë të ndryshme, ndonjëherë edhe shumë tragjike.

Por një trashëgimi e tillë nuk merret si e mirëqenë, si e dhënë dhe në një moment trazirash, si kohërat tona është gjithmonë akoma më e rëndësishme të bëjmë gjithçka, për t?u siguruar që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të jenë të ndërgjegjësuar dhe të kuptojnë se sa me vlerë është një trashëgimi e tillë dhe ta mbrojnë atë. Për këtë duket të gjejmë mënyra për ta kaluar këtë mesazh dhe për t?u siguruar që ata e kuptojnë këtë mesazh, sepse ekuilibrat janë gjithmonë të dobët dhe nuk nevojitet shumë që këto ekuilibra të ndryshojnë dhe që gjërat të drejtohen në drejtimin e gabuar.

Ne po mundohemi të bëjmë më të mirë tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë diçka të tillë. Patjetër që nuk ka zgjidhje magjike, por ka shumë praktika të mira, prandaj isha me të vërtetë i hapur dhe me të vërtetë i vullnetshëm që ta bëja Shqipërinë pjesë të kësaj shpikjes fantastike që është Procesi i Aqaba-s dhe që të kisha këtu edhe Madhërinë e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/haradinaj-terroristet-kane-financuar-njerezit-e-tyre-ne-kosove-dhe-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form