Report Tv - Pezullohet puna gjatë natës në doganën e Korfuzit, shkak mungesa e personelit

Report TV 2018-06-04

Views 0

Një vendim i autoriteteve greke për mbylljen e doganës së portit të Korfuzit pritet të sjellë jo pak probleme gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë. Bëhet fjalë për një vendim të datës 16 maj, me anë të së cilit është vendosur mbyllja dhe ndërprerja e shërbimeve doganore nga ora 24:00 deri në orën 06:30 të mëngjesit.

Arsyeja e ndërprerjes së shërbimeve në këto orë sipas palës greke, është mungesa e personelit. Operatorët turistik shqiptar kanë lidhur kontrata me agjensitë turistike partnere për të siguruar transportin nga Korfuzi drejt Sarandës edhe në orët e natës me tragete çarter.

Ndërsa një vendim për pezullim pune nga grekët në një orar të tillë do të shkaktonte anomaly, por edhe një imazh negativ për udhëtimet turistike drejt Sarandës, pasi turistët do të duhet të kalojnë natën jashtë ambienteve të portit deri në orën e hapjes së doganës.

Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë në Sarandë, Arben Cipa shprehet se ka kontaktuar me autoritetet greke, por kjo çështje kërkon angazhim të institucioneve shtetërore për të diskutuar me palën greke dhe gjetjen e një zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form