BSH nderhyn per te frenuar renien e Euros

RTV KLAN 2018-06-06

Views 0

Ky është një nga rastet e rralla në Shqipëri, ku Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë njoftoi ndërhyrjen në tregun e këmbimit valutor përmes operacioneve monetare për blerjen e valutës së huaj në treg. Shqipëria ka një kurs të lirë të këmbimit valutor.

Rritja e sasive të euros ka shkaktuar një dobësim të fortë të monedhës europiane dhe një mbiçmim të lekut, i cili sipas asaj që tha guvernatori Gent Sejko, rrezikon stabilitetin e çmimeve. Kjo ndërhyrje do të ngadalësojë rënien e shpejtë të euros dhe synon të zbehë luhatjet në kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë pranoi se ka një tepricë të valutës së huaj, ndërsa guvernatori tha se agjentët ekonomikë duhet të marrin masat për të shmangur ekspozimet ndaj kursit të këmbimit. Ai dha edhe arsyet se përse sipas bankës euro vijon të dobësohet.

Mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës vendosi edhe uljen me 0.25% të normës bazë të interesit të lekut, duke e sjellë atë në nivelin më të ulët historik 1% dhe më poshtë edhe se norma e inflacionit.

Ulja e normës bazë të interesit të lekut, pritet të shoqërohet me një ulje të vlerës së tij në treg dhe del jashtë planit të bankës qendrore për ta mbajtur në këto nivele gjatë vitit 2018. Kjo nisëm do të ulë koston e kredisë së re, ndërsa interesi i depozitave pritet të bjerë më tej.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form