Tre apartamente me pasuri të dyshimtë/Kreu i Kushtetueses rrezikon të 'digjet' nga Vettingu

Report TV 2018-06-08

Views 1

Bashkim Dedja, njeriu më i lartë në kupolën e drejtësisë shqiptare, rrezikon të mos e kalojë Vettingun. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese rezulton me probleme në justifikimin e pasurisë së tij, edhe pse DSIK dhe KLD kanë deklaruar se ai plotëson kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësimit profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi këtë të premte seancën dëgjimore për Bashkim Dedën, por gjyqtari kushtetues e la karrigen bosh, dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia. KPK ka hetuar pasurinë e tij, dhe 3 apartamente të cilat përdor Bashkim Dedja janë me burime të dyshimta e të pajustifikuara.

Prona e parë e dyshimtë është një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katror dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro. Dedaj kishte deklaruar se 120 mijë euro i kishte marrë kredi për 20 vjet, ndërsa 35 mijë euro të tjera i kishte kursime ndër vite të tijat dhe bashkëshortes. 25 mijë eurot e tjera Bashkim Dedja kishte deklaruar se ja kishte marrë hua vëllait dhe kunatit.

Por, KPK ka verifikuar se në datën e huamarrjes nga kunati deklaruar në aktin noterial, kunati nuk ka qenë fare në Shqipëri. Më pas Dedja ka ndryshuar deklarim duke thënë se 10 mijë euro i kishte marrë nga babai i kunatit, por KPK ka verifikuar paaftësinë paguese të kunatit për të dhuruar para.

Sa i takon 15 mijë eurove të tjera që gjyqtari Kushtetues deklaron se i ka marrë hua nga vëllai, KPK ka verifikuar se i vëllai që jeton në Greqi prej vitesh nuk ka aftësi paguese, pasi në kohën kur pretendohet t?i ketë dhënë hua 15 mijë euro vëllait gjyqtar, vetë ka blerë një shtëpi 45 mijë euro me kredi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS