Apartamente në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, Vettingu 'kap' gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj

Report TV 2018-05-14

Views 5

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, duket se do të jetë 'kurbani' i radhës i Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe Durrës, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Në nisje të seancës, KPK ka lexuar raportin e ILDKPKI, ku thuhet se Xhoxhaj ka pasuri të justifikuar. Në përgjigjen e ILDKP rezulton se gjyqtarja e Kushtetueses ka pasuri të ligjshme dhe nuk e ka fshehur atë. Por, pavarësisht kësaj, trupa gjykuese, e cila përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa, njofton se ka kryer hetim më të thelluar lidhur me pasurinë e gjyqtares, prej ku ka rezultuar se ajo ka bërë deklarime të pavërteta.Sa i takon kontrollit të figurës ka rezultuar se gjyqtarja ka njohuri ligjore dhe formim profesional. Nga ana e saj, gjyqtarja Xhoxhaj ka deklaruar para KPK se është e pastër dhe duhet të rikonfirmohet në detyrë.

?Më rikonfirmoni në detyrë. Pasuria ime është e justifikuar. Diferencat e KPK janë llogaritje apriori?

Altina Xhoxhaj, gjyqtare e Kushtetueses
Ndërkohë edhe avokatja e gjyqtares, Entela Shejkala, ka deklaruar se Xhoxhaj nuk ka fshehur pasurinë dhe kërkon të vazhdojë detyrën.

?Altina Xhoxhaj ka pritshmëri të kualifikohet për të vazhduar detyrën. Xhoxhaj ka qenë bashkëpunuese me ju. Ajo kërkon të vazhdojë detyrën, pasurinë e ka të justifikuar, ka aftësi profesionale. Pasuria e gjyqtares është vlerësuar nga ILDKP, kjo provohet në raport. Xhoxhaj nuk ka fshehur pasurinë. Udhëtimet jashtë vendit, ajo i ka bërë si anëtare e KLD dhe si pedagoge e magjistraturës. Bashkëjetuesi dhe fëmijët e saj janë vendosur në Amerikë dhe kjo ka qenë arsyeja e disa vizitave?

Entela Shejkala, avokatja e gjyqtares

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS