http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Familja Shaholli hapi dyert e mortit pasi mbremjen e së premtes 42 vjecari Clirim Shaholli dhunoi për vdekje bashkeshorten e tij nene te 6 femijeve.
Familjarë, miq e të afërm i dhanë lamtumirën e fundit gruas e cila nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra nga bashkëshorti vrasës.
Te afërmit shprehen te tronditur nga ngjarja e rendë ndërsa tregojnë se Adriana ishte një grua dhe nënë e perkushtuar. Pavarësisht dhunës sistematike të 42 vjecarit ajo nuk e kishte braktisur për hir të femijëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, në periferi të Durrësit në zonën e Spitallës. Policia tha se viktima, Adriana Shaholli, 40 vjeçe, mberriti në spital në gjendje të rëndë dhe me dëmtime të shumta në kokë.
Në dëshminë e dhënë për hetuesit, Clirim Shaholli mohoi ta kishte goditur atë.
42-vjecari tha se gjithcka nisi pas një sherri banal, teksa i kishte kerkuar bashkëshortes të hapë dritaren se kishte vapë. Adriana Shaholli nuk kishte pranuar ndërsa 42 vjecari tha se pas këtij veprimi e kishte shtyrë bashkëshorten e cila sipas tij kishte përplasur kokën në dysheme. Çifti Shaholli ishte zhvendosur nga rrethinat e Korcës, në Spitallë të Durrësit dhe ka 6 fëmijëve, me i madhi 18 vjec.