Zaev: Nga sot emri jonë do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Republika e Maqedonise se Veriut. Ky eshte emri i ri qe do te kete Maqedonia pas bisedave intesive mes dy shteteve gjate muajve te fundit. lajmi u be i ditur nga kryeministri maqedonas Zaev gjate nje konference te posacme per shtyp. Nderkohe saktesohet se nderkombetarisht do te perdoret termi ?Erga Omnes? per Republiken e Maqedonise se Veriu.



?Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM-as, por maqedonas. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.?



Me heret kryeministri grek, Aleksis Tsipras në daljen e tij në media theksoi se ishte arritur marrëveshja midis tij dhe Zoran Zaev në lidhje me emrin e Maqedonisë.



Tsipras shtoi se Maqedonia do të ketë një emër të ri ?me përcaktues gjeografik?.



?Është arritur marrëveshje që ruan trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së lashtë greke dhe parashikon ndryshime të gjera në kushtetutën e vendit fqinj, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me papërgjegjshmërinë. Jam shumë i lumtur, sepse marrëveshja që është arritur i mbulon kushtet e vendosura nga Qeveria greke, siç janë: ndryshimet kushtetuese dhe erga omnes. Kemi një marrëveshje për një çështje që është përkeqësuar prej vitesh nga politika e jashtme greke, një marrëveshje e mirë dhe e dobishme për Greqinë e cila ka të bëjë me emrin e vendit fqinj që do të jetë erga omnes , brenda vendit dhe në marrëdhëniet e saj të jashtme?.



Kjo është nje marreveshje historike misid dy vendeve te cilat nder dekada jane perplasur per emrin e Maqedonise. Pritet vetem nje takim mes dy kryeministrave ne Prespe ne menyre qe te zyrtarizohet marreveshja e arritur mes paleve. Por ne vjeshte do te kete edhe nje referendum ne Maqedoni qe do te vendose perfundimisht detajet e kesaj marreveshje.

Share This Video


Download

  
Report form