I ftuar në studion e Report Tv diplomati Arben Çejku në emisionin ?45 minuta? të gazetarit, Denis Minga, foli lidhur me dy çështje aktuale: marrëveshja Shqipëri-Greqi për paktin detar si dhe për çështjen e emrit të Maqedonisë. Çejku theksoi se jemi në një marrëdhënie negocimi me Greqinë përsa i përket çështjes së kufirit detar. Po ashtu diplomati Çejku theksoi se emërtimi i ri i Maqedonisë nuk i prek interesat e shqiptarëve.
Marrëveshja Shqipëri- Greqi është një çështje sensitive, heshtja e Bashës është për të pritur produktin. Unë besoj se opozita do ketë një qëndrim të arsyeshëm. Maxhoranca pati kohën e nevojshme për të negociuar për këtë marrëveshje. Një marrëveshje e panegociuar me opozitën. Basha ka një lloj heshtje edhe ka bërë mirë për këtë.
Arben Çejku, diplomat