Report Tv - Dogana e Morinës ‘mall pa zot’, lopët e kthejnë në shteg kalimi

Report TV 2018-06-16

Views 9

Nëse keni planifikuar të udhëtoni nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, duhet të jeni të kujdesshëm në momentin që i afroheni Doganës së Morinës. Kaosi ka zënë vend vetëm në pjesën tonë dhe dogana kryesore me Kosovën, duket si mall pa zot pasi shpesh ndodh që gjatë kalimit në doganën e Morinit, krejt afër sheh lopë dhe ndonjë kafshë tjetër.

Siç shihet edhe nga pamjet, lopët e patrembura nga askush, sorollaten dhe hyjnë në Doganë. Me radhë ato kalojnë përmes sporteleve dhe hyjnë në kufi në kohën kur ka nisur edhe fluksi i vizitorëve nga Kosova për pushime në bregdetin shqiptar. Për policinë dhe doganieret në këtë pikë të kalimit kufitar, prania e lopëve duket gjithçka normale.

Kjo nuk është hera e parë, që lopët, hasen në doganën e Morinës por edhe në Rrugën e Kombit, duke paraqitur kështu rrezik për automjetet që kalojnë.

Share This Video


Download

  
Report form