Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas krimit në familje që tronditi opionin publik të dielën në Milot, familjarët e Violeta Donajt kanë dëshmuar se nuk ishin në dijeni që çifti kishte konflikte.
Ata janë rrëfyer se Violeta Donaj nuk ishte ankuar asnjëherë për bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj.
35-vjeçarja mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit për arsye xhelozie.
"Ka qenë xheloz dhe luante bixhoz kohët e fundit",-ka thënë ajo.
Kjo kishte shkaktuar debate të vazhdueshme në familje. Pavarësisht debateve të brendshme sipas policisë nuk ka patur asnjëherë denoncim.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit.
Mësohet se krimin gruaja e ka kryer me paramendim.
Violeta u arrestua nga policia në tentativë për tu larguar nga vendngjarja. Çifti Donaj ishin prindër të dy fëmijëve të mitur.
"Ka qenë xheloz dhe luante bixhoz ", zbardhet dëshmia e gruas në polici
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-xhelozi-familjaret-nuk-ishim-ne-dijeni-qe-kishin-konflikte