Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshimet e propozuara nga qeveria për paketën fiskale do të kalojnë në qeveri në mbledhjen e ardhshme. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, përmendi se disa nga ndryshimet kryesore janë rritja e tavanit për tatim-fitimin e bizneseve deri në 14 mln lekë si dhe lehtësira për agroturizmin. Sipas Ahmetaj lehtësirat fiskale do tërheqin më shumë investime ndërsa përmendi interesin e disa kompanive për Shqipërinë. Ndërkohë zv/presidenti i BERZH kërkoi që të përmirësohet klima e të bërit biznes, ndërsa bëri me dije se do jepen 100 mln euro për të ndihmuar sektorin e turizmit..
Lehtësirat fiskale të propozuara nga qeveria do të miratohen në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se shumë biznese do të përfitojnë nga rritja e pragut deri në 14 mln lekë për tatim-fitimin.
Sipas kreut të Financave, ulje të taksave do ketë edhe për agroturizmin dhe sektorin energjitik.
Arben Ahmetaj: Një lëvizje shumë e rëndësishme është dhe rishikimi i tavanit të tatim-fitimit që praktikisht e ul me 3 herë ngarkesën fiskale për bizneset e prekura, tatim-fitimi për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë.
Pavarësisht debatit se në vend po ulet interesi për investitorët e huaj, kreu i Financave u shpreh se disa kompani serioze kanë shprehur interes për të ardhur në Shqipëri, midis tyre kompani gjermane e zvicerane.
Arben Ahmetaj: Para disa ditësh firmosëm një kontratë me kompaninë Forscher, një ofertë që i hap rrugën një investimi të ri të kësaj kompanie ku do të punësohen rreth 1000 punonjës. Kemi interes të avancuar nga një kompani gjermano-zvicerane për nnërtimin e një porti jahtesh dhe mjetesh luksoze lundrimi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paketa-fiskale-ne-qeveri-lehtesirat-biznesit-do-te-miratohen-te-merkuren