Para diplomatëve dhe përfaqësuesve " />
Para diplomatëve dhe përfaqësuesve "/>

Ora News - Programi "100 fshatra", Rama: Të thithim investimet e emigrantëve

Ora News Lajme 2018-06-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para diplomatëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë, kryeministri Edi Rama prezantoi programin kombëtar "100 fshatra", ndërsa tha se nën modelin e Rilindjes Urbane, ky program fokusohet tek turizmi dhe agrobiznesi, ndërsa do financohen ndërhyrje në infrastrukturë. "100 fshatrat" janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, atij rural.

"100 fshatrat", programi kombëtar për rilindjen rurale, kryeministri Edi Rama e ka ndarë me Ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtar, për ti njohur ata me objektivin e qeverisë dhe për ti ftuar të jenë pjesë e këtij projekti. Kryeministri, ritheksoi dhe një herë rëndësinë që ka ky projekt, në rimëkëmbjen e fshatit ndërsa apeloi që vemendja të jetë tek agroturizmi.

Rama: Lidhur me trashëgiminë kulturore , infrastrukturore. Nese ja dalim mbanë dhe bëjmë binjakëzime midis fshatrave dhe të sigurohemi që fermerët të flasin me fermerët, me njerëz të cilët mund të jenë të suksesshëm për të zhvilluar modele për qasjet e përbashkëta të zonave të ndryshme rurale. Për të mbështetur zejtarinë.Iniciativa për patronazhin e fshatrave mund të jetë shumë e thjeshtë për të transformuar shumë prej gjëra që ju po i bëni, ku së bashku mund të sjellim shumë më tepër vlera të shtuara, nga veriu në jug dhe perëndim lindje. Duam t?ju themi atyre që nuk jeni vetëm dhe nuk jeni të ndëshkuar nga fati juaj.

Kryeministri Rama iu tha Ambasadorëve por dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë se idetë e tyre mund ta pasurojnë këtë program.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/programi-100-fshatra-rama-te-thithim-investimet-e-emigranteve

Share This Video


Download

  
Report form