Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 60 vjeçar është gjetur i vrarë në punishten e tij në lagjen Tophanë të Shkodrës.
Mehdi Kavaja riparonte brava automjetesh. Fillimisht u mendua se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrale por pas hetimeve dhe ekspertizës mjekoligjore rezultoi se vdekja kishte ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij.
Gjithashtu është konstatuar një vrimë në kokë dhe pas autopsisë është gjetur dhe një plumb brenda.
Dyshohet se ekzekutimi mund të jetë bërë me pistoletë me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna.
Kanë qenë familjarët e tij që kanë gjetur 60 vjeçarin të pa jetë në punishten e tij dhe kanë njoftuar policinë e cila ka bërë transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës.
Mehdi Kavaja kishte vite që kishte punishten në lagjen Tophanë, ku kishte dhe shtëpinë por nuk njihej si person me konflikte.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-60-vjecari-gjendet-i-vrare-ne-punishten-e-tij