Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi nga Berati se nuk ka asnjë plan për ndërtimin e qendrave për emigrantë apo ish- luftëtarët e Shtetit Islamik në Shqipëri. E pyetur për këtë çështje në Berat, zëri i Brukselit në Tiranë, tha se debati ëstë ngritur mbi një keqinterpretim sipas saj të deklaratës së kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, në Tiranë. Mbështetëse e hapur e çeljes së negociatave për Shqipërinë, Vlahutin tha se vendi ka punuar por tashmë vendimi është në dorën e 28 vendeve anëtare.
Romana Vlahutin, përfaqësuesja zyrtare e Brukselit në Tiranë ka shuar çdo dyshim për ngritjen në Shqipëri të kampeve për emigrantët klandestinë që synojnë vendet e BE sikurse edhe zërat për një kamp për trajtimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik.
Nga Berati, Ambasadorja tha se i gjithë debati është ngritur mbi një keqinterpretim sipas saj të deklaratës së kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, në Tiranë.
Vlahutin: Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund të jua siguroj që është absolutisht një jo.
Ideja sipas Vlahutin është ajo e një qendre studimore, për të cilën është folur prej kohësh, ku mund të diskutohet dhë studiohet fenomeni tha Vlahutin, duke dhënë dy arsye pse Shqipëria mund të jetë vendi i duhur për këtë.
Vlahutin: Ka dy arsye pse është diskutuar kjo ide për qendrën, sepse e para Shqipëria ka nje model të mirë të harmonisë fetare, dhe arsyeja tjeter është se në Shqipëri është diskutuar prej kohësh lufta kundër estremizmit. Prandaj është mirë ngritja e një qendre të tille rajonale studimore për refugjatet që kthehen, në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-nuk-ka-asnje-ide-ngritjen-e-nje-kampi-refugjatesh-ne-shqiperi