Report Tv - Qeveria ul taksat, bizneset nën 14 mln lekë paguajnë 5% tatim fitim

Report TV 2018-06-20

Views 0

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e radhës një serë ndryshimesh në taksa. Sipas disa projektligjeve, që duhen miratuar në Kuvend, parashikohen lehtësi fiskale në sektorët e agroturizmit dhe bujqësisë. Bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim.

Ndryshimet parashikon uljen e barrës fiskale për disa sektorë. Taksa kryesore, ku do të ndërhyhet është tatim fitimi. Nga shtatori parashikohet që 56% e bizneseve të jenë të përjashtuara nga kjo taksë dhe 28% të paguajnë tatim fitim në masën 5%. Ndërkohë që vetëm 16% e bizneseve të mëdha të regjistruara do të paguajnë tatim fitim në masën 15%.

Më konkretisht, qeveria ka vendosur që bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim. Ndërsa për ato mbi këtë nivel, tatimi do të jetë 15%. Gjithashtu, është vendosur që edhe për kooperativat bujqësore, ose ndryshe bashkimin e fermerëve, tatim fitimi të ulet në 5%. Po kaq do të jetë ky tatim edhe për bizneset në agroturizëm.

Në paketën fiskale janë parashikuar gjithashtu edhe lehtësi për investimet në fushën e energjisë diellore dhe në atë të agroturizmit. Ministria e Financave ka parashikuar edhe ndryshime në ligjin e TVSH-së. ?Normë të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e akomodimit, ushqimit apo veprimtarive të tjera, që ofrohen nga subjekti I licencuar agroturistik. Sektori i agroturizmit do të jetë një ndër prioritetet e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të produkteve lokale të zonës?,

Share This Video


Download

  
Report form