Vasili: Kooperativa Rama-Ruçi-Balla shkatërruan përfundimisht Parlamentin

Report TV 2018-06-21

Views 0

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka sqaruar deklaratën e nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se foltorja është e ?pushtuar? prej disa javësh. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i tha se ?pushtuesi? është Lulzim Basha.

Vasili nga jashtë Kuvendit ka thënë se Luan Rama ka qenë dakord për të folur Basha. I pyetur për qëndrimin e LSI-së, pasi dy deputetë të kësaj partie kanë marrë pjesë në votim, ka thënë se:

?Qëndrimi për parlamentin është një parlament uzurpator që ka hequr të drejtën e fjalës, pa të drejtën e fjalës të gjitha janë pa vlerë politike e prova të një parlamenti të rrënuar?.

Fjala e plotë e Vasilit:

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkoi që Basha të vazhdonte të fliste,dhe të merrte të gjithë kohën e duhur. Sot rrëmbimi i fjalës, shkatërrimi i parlamentit si institucion, për të justifikuar opinionin negativ për negociatat, pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, bënë hapin e fundit të shkatërrimit. Koperativa e Ruçit, Ballës, Ramës vendosën të koperativojnë dhe parlamentin. Sipas tij me mbylljen e fjalës së Bashës nga Gramoz Ruçi, parlamentarizimi ka vdekur. Sot rrënuan institucionin e parlamentit. I hoqën të drejtën që të fliste kreut të opozitës. Në momentin që fjala mohohet atëherë parlamenti nuk funksionon më. Zoti Luan Rama kërkoi që Lulzim Basha të fliste.

Share This Video


Download

  
Report form