Ora News - “Kushtetuesja”, Vasili: Rama e Ruçi, fyen dhe provokuan Venecian

Ora News Lajme 2020-02-16

Views 1

#rtvora #oranews

Skandal me përmasa shtetërore e cilësoi, nënkryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim Petrit Vasili, votimin e në kuvend të ligjit për betimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi votuan në kuvend ligjin, duke shpërfillur Komsionin e Venecias, i cili ishte thirrur në Tiranë për të dhënë opinion.

Petrit Vasili: "Qeveria dhe parlamenti i Edi Ramës nuk i njohin këto institucione ndërkombëtare. Çdo sugjerim i mëtejshëm i kësaj forme do të ishte në dëm të shqiptarëve dhe thjesht e më shumë një ndihmë për Edi Ramën. Për Edi Ramën këto institucione ndërkombëtare janë thjesht një alibi e rradhës, janë taktika për të fituar ca sekonda e ca minuta të rradhës për të ndenjur në karrigen e pushtetit, por nuk kanë të bëjnë fare me ndërtimin e një shteti ligjor funksionues.''

Parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin për anëtarët e gjykatës kushtetuese, vetëm një ditë para se në tiranë të mbërrite komisioni i Venecias i cili do të jepte një opinion. Mazhoranca në ligj ndryshoi formulën e betimit, duke parashikuar që të zgjedhurit të mund ta kryejnë betimin edhe me postë, pa pasur nevojë të thirren nga presidenti. Ky vendim erdhi pas konfliktit President-Qeveri, për emrin e Arta Vorbësit dhe Marsida Xhaferrllarit në Gjykatën Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kushtetuesja-vasili-rama-e-ruci-fyen-dhe-provokuan-venecian

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form