http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein në një intervistë për Dojce Vele ka deklaruar se ka sinjale shumë të qarta për një ?Po? të vendosur nga Gjermania për hapjen e negociatave me Shqipërinë.?Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në procesin e Vetingut. Ne e shohim si shpresëdhënëse atë që është filluar. Interesante është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE-së ta vlerësojë këtë. Njerëzve në Shqipëri duhet t'u hapet një perspektivë e vërtetë, jo vetëm fjalë, por veprime konkrete për një të ardhme europiane.?I pyetur nëse Shqipëria mund të jetë një nga vendet ku pretendohet të ngrihet një kamp refugjatësh, Fleckenstein thotë se nuk mund të jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, pasi kjo do të ishte e padrejtë.?E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatave, por për vetë vendin. Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten për çështjen e kampeve. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave.?Fleckenstein është shprehur se ka disa rezerva për hapjen e negociatave, sidomos nga Franca e cila kërkon reformimin e BE fillimisht. Por sipas tij, kjo nuk mund të bëhet pengesë ndërkohë që duhen vite që procesi të përfundojë.