http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eurodeputeti: Referendumi, plan B për drejtësinë! Intervistë me raporterin e Shqipërisë në PE, Knut Flekenshtajn. Vizion Plus: Z.Flekenshtajn, ju dhe kolegu juaj Eduard Kukan ishit negociatorët e PE-së për marrëveshjen për dekriminalizimin. Si e komentoni zbatimin e saj dhe çfarë duhet bërë për arritjen e qëllimit final?Knut Flekenshtajn: Ligji për dekriminalizimin e ka arritur qëllimin e tij pas një viti. Por tani fillon puna e vërtetë, te zbatimi i tij. Sepse të shkruash diçka të mirë në letër është një gjë. Tashmë të gjithë i dinë rregullat dhe ato duhen zbatuar. Prandaj mund te them se puna është bërë pjesërisht. Vizion Plus: Kur flisni për kohë, nënkuptoni shumë kohë apo pak jave?Knut Flekenshtajn: Jo, në pak javë është e pamundur. Nëse të gjitha palët vërtet dëshirojnë dhe kanë vullnet për këtë ligji, atëherë zbatimi i tij nuk do të zgjasë shumë. Por mos më pyesni për afate konkrete, sepse unë nuk mund t?ia u them një gjë të tillë.Vizion Plus: Si e shikoni ju reformën në drejtësi?Knut Flekenshtajn: Së pari dëshiroj të theksoj se reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme për këtë shtet. Kjo nuk bëhet për ne. Nëse vërtet dëshironi të jetoni në një vend me më pak korrupsion dhe krim të organizuar, atëherë duhet implementuar kjo reforme në drejtësi. Nëse klasa politike nuk arrin një marrëveshje, pse mos të mbahet një referendum? Por kjo i takon klasës politike dhe njerëzve këtu në vendin tuaj. Kjo reformë është shumë e rëndësime për t?u vënë në pikëpyetje. Deri më tani, unë nuk kam takuar askënd që e diskuton atë.Vizion Plus: Siç thatë dhe ju, reforma në drejtësi është sfida më e madhe e politikës shqiptare. Çfarë përftuat pas takimeve me Ramën, Metën dhe Bashën?Knut Flekenshtajn: Unë shoh një qasje të përbashkët të krerëve politik në Shqipëri sa i takon hartimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Ka ende disa çështje të hapura, specifike që duhen trajtuar. Duhet të presim raportin final të Komisionit të Venecias dhe mendoj se atë duhet t?a mbajë si një pikë orientimi sesi të vijojmë punën e mëtejshme. Shpresoj që në fund të mos mbetemi vetëm te fjalët, por t?a realizojnë, të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe t?a miratojnë në parlament.Vizion Plus: Le të mbetemi te reforma në drejtësi. Mendoni se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me BE-në, nëse miratohet reforma në drejtësi?Knut Flekenshtajn: Këshilli i ka kërkuar Komisionit një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë dhe unë mendoJ realisht se nëse miratohet reforma në drejtësi, kjo do të ishte një shenjë e mirë për Komisionin dhe unë shpresoj që negociatat do të nisin së shpejti.Vizion Plus: Kur?Knut Flekenshtajn: Unë vërtet besoj se kjo do te ndodhte brenda këtij viti.Vizion Plus: Ne vere?Knut Flekenshtajn: Me shume gjasë pas verës, por unë nuk jam këshilli dhe nuk mund të them saktësisht, por logjikisht do të ndodhte pas verës, sepse Komisioni rekomandon, këshilli bën të njëjtën gjë ...