Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Agroturizmi është kthyer në një prej sektorëve më të favorizuar në ekonominë shqiptare. Pas lehtësirave fiskale qeveria ka vendosur një fond të veçantë për të subvencionuar projektet në këtë sektor. Drejtoria e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural Frida Krifca tha se aplikimet do të jenë të hapura deri në 15 korrik ndërsa fondi në total është 122 mln lekë.
Krifca: Fushata e aplikimeve është deri më 15 korrik dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi mbajtur thirrjen të shkurtër në mënyrë që të shikojmë këto investime potencialisht brenda këtij viti. Ka një ndërgjegjësim nga ana e aplikantëve dhe synimi është t'i orientojmë drejt atyre investimev e që ne presim.
Sipas drejtoresh së AZHBR-së qeveria do të financojë deri në 50 % të projekteve.
Krifca: Masa e mbështetjes për bujtinat, jep mbështetje për ngritjen dhe rikonstruksionin e ambienteve për veprimtarinë e turizmit rural me kapacitet nga 4 deri në 10 dhoma, me një masë financimi prej 1 mln e 500 mijë lekë të reja. Masa mbështetëse numër 45, jep mbështetje për rindërtim apo rikonstruksion të godinave agro-turistike deri në 50% të financimit, me një masë deri në 10 mln lekë.
Kjo është thirrja e dytë që hapet nga ministria e bujqësisë për subvencionet në sektorin e agroturizmit duke qenë se nuk u përthithën të gjitha fondet e vëna në dispozicion.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aplikoni-projektet-ne-agroturizem-shuma-e-parave-qe-jep-qeveria