Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për shumën e eurove të kapura një ditë më parë në Portin e Durrësit, duke thënë se Taulant Balla kishte garatuar hyrjen e atyre parave në vendin tone. Plani Ballës, tha Basha, u dekonspirua ndërsa sipas tij paratë janë të një bande trafikut drogës në Elbasan. Balla reagoi në facebook, ku shkruan se akuzat janë teatër babalesh.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se 3.4 milion eurot e sekuestruara në portin e Durrësit janë të një grupi kriminal në Elbasan, ndërsa akuzon Taulant Ballën, duke theksuar se ai është garant për transportin.
Basha, tha se policia shqiptare, ka vepruar vetëm pas presioneve të partnerëve ndërkombëtar.
Basha: Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri, së treti policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar.Është një nga vendet partnere të cilat janë skeptike sa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjermania?
Basha: Kaq mund të them.
Po shkohet idesë së bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës?
Basha: Çfarë lidhje ka kjo "Toyota Yaris" dhe drogën e Taulant Ballës?
Jo marr shkas nga letra më e fundit
Basha: Të rrimë pak tek droga dhe krimi. E di që nuk është temë favorite as e PS, as e ndërtuesve, as e disa mediave.
Në seancën e fundit parlamentare, Basha foli për një shumë të konsiderueshme parash në një makinë tip "Toyota", duke akuzuar socialistët për para krimi. I pyetur nëqoftëse ajo deklaratë ishte dekonspirim, dha këtë përgjigje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-34-mln-eurot-te-nje-bande-droge-ne-elbasan-balla-garant