Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulan" /> Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulan"/>

Ora News - "3.4 mln e Toyota Yaris", Balla: Kam dyshime që Basha njeh dy të kërkuarit

Ora News Lajme 2018-07-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi të përballej në gjykatë ballë për ballë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me akuzat për 3.4 mln eurot e gjetura në dy makina "Toyota Yaris" në Durrës javë më parë. Ai tha para Gjykatës së Krimeve të Rënda se Lulzim Basha duhet të thirret për t'u përballur si person që ka dijeni për ngjarjen.

Balla: Dua t'ju informoj që kallëzimit në prokurori do të depozitojmë nesër shtesa të tjera, sepse ka elementë të rinj që e bëjnë Lulzim Bashën një person që ka pasur dijeni, i njeh mirë personat që janë në kërkim nga organet ligjzbatuese, por Lulzim Basha ky qenka, një person që bën shejtan budallain, hedh një akuzë dhe një shpifje dhe sot më informon avokati se Lulzim Basha nuk është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t'u përballur me mua. Nëse Lulzim Basha do kishte burrërinë, duhet të ishte i pari që t'i drejtohej prokurorisë.

Personi i parë që duhet thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është zoti Basha. Apeli im është që përkundrejt Prokurorisë së Krimeve të Rënda është të thirret menjëherë Lulzim Basha, i cili ka bërë pohime në Parlament, është një person që ka njohur.

-A keni ju njohje me kushërinjtë Vladi?

Balla: Ai që ka dijeni dhe njohje është fakti që Lulzim Basha i njeh fare mirë ata. Unë kam dyshimet e mia që Lulzim Basha i njeh edhe dy kushërinjtë që ju i referoheni, persona që kanë qenë prezent në çadrën e Lulzimit.

-Zt.Balla ju e akuzoni zt. Basha se nuk përballet me drejtësinë ndërkohë që ju jeni 50 hapa nga salla e gjyqit dhe nuk preferoni të përballeni me gjykatësit.

Balla: Kjo është një seancë e parë. Unë dua të përballem drejtpërsëdrejti me Lulzim Bashën. Është Lulzim Basha ai që ka guxuar të hedhë baltë mbi personalitetin tim. Sa për një përballje mes avokatësh nuk do ta ulja nivelin tim, të përballesha me punëtorët, njëri prej tyre ish-ministër i drejtësisë gjatë qeverisë së përbashkët një vit më parë, kështu që me punëtorët e Lulzimit nuk përballem. Do ta pres edhe nëse vonohet nga Amerika. Ky proces do të ketë plotë seanca dhe Lulzimi do të vijë me doemos.

Personi që hedh akuza dhe kërkon të bëjë politikë me vepra të tilla kriminale duhet t'i qëndrojë akuzave. Personi që pretendon se ka dijeni duhet të shkojë përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/padia-balla-basha-te-vije-ne-gjykate-te-perballemi-drejtperdrejt

Share This Video


Download

  
Report form