Kush vjen per dreke/ Efektet negative të konsumimit të tepërt të domates (26.06.2018)

RTV KLAN 2018-06-26

Views 3

Acidi refluks i njohur ndryshe si urth, ndodh kur acidi i stomakut kthehet sërish në ezofag duke krijuar një ndjenjë djegësie. Ky acid mund të shfaqet kur ne konsumojmë ushqime me përmbajtje të lartë acidi, ushime me shumë yndyrë apo ato pikante. Nëse përjetoni rregullisht urth më shumë se dy herë në javë për disa javë mund të keni një sëmundje gerd që kërkon vëmendje mjekësore. Intoleranca ushqimore ndaj domateve mund të rezultojë nga sasi të vogla deri në sasi të mëdha. Simptomat e intolerancës ndaj domates mund të ndryshojnë nga personi në person. Nëse ju konsumoni sasi të vogla domatesh simptomat nuk mund të vihen re. Nëse vuani nga intoleranca ndaj specit, patates apo piperit mund të zbuloni se jeni intolerante edhe ndaj domates. Domatet e konservuara shpesh janë të larta në natrium, 200 gramë domate të konservuara përmban 564 miligramë natrium. Ndërsa një filxhan me domate të freskëta, ka vetëm 9 miligramë. Një dietë e lartë në natrium rrit rrezikun e osteoporozes dhe komplikacionet kardiovaskulare. Shumica e amerikanëve kanë një dietë të lartë në natrium për shkak të produkteve të konservuara. Domatet po ashtu mund të ndihmojnë në krijimin e një diete të shëndetshme.

Share This Video


Download

  
Report form