Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
135-vjetori i hapjes së Teqesë së Bllacës në Bulqizës u përkujtua me një aktivitet të veçantë nga besimtarët bektashinj.
I pranishëm Kryegjyshi botëror, Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vlerësoi lart veprimtarinë e Teqesë dhe punën plotë devotshmëri e përkushtim që bëri për rigritjen e saj pas viteve 90, i ndjeri Baba Ismail Jangulli.
Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj: "Është një evenimentet vërtet i veçantë sepse dekorohet një nga udhëheqësit tanë të teqe i cili me mund, sakrifica dhe me gjakun e tij duke u mbështetur dhe nga ju të gjithë që keni marrë pjesë bëri këtë teqe. Bektashizmi ka qenë, është dhe do të mbetet drita që do të lidhë lindjen dhe perëndimin."
Presidenti Ilir Meta në këtë përvjetor të rëndësishëm për komunitetin bektashi dekoroi me titullin e lartë "Naim Frashëri" Baba Ismail Jangullin, me motivacionin "Për kontributin si udhëheqës i shquar fetar, në vlerësim të sakrificave për mbrojtjen e traditave të vyera të besimit bektashian, në udhën e Haxhi Bektash Veliut.
135 vjetori i hapjes së Teqes së Bllacës u shoqërua edhe me një aktivitet festiv artistik e fetar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perkujtohet-135-vjetori-i-ngritjes-se-teqese-se-bllaces