Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata Shqiptare e Mbareshtuesve te Shpendeve dhe Prodhuesve të Mishit kanë ngritur një sërë shqetësimesh për gjendjen shëndetësore të shpendëve dhe atyre që importohen. Sipas këtij grupi përfaqësimi, mungojnë kontrollet veterinare dhe shpendët që hynë në vendin tonë blihen me çmime të lira për shkak se janë drejt skartimit.
Shoqata e mbarështruesve të shpendëve përmes një komunikimi publik ka ngritur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor dhe mos marrjen e masave nga qeveria pavarësisht takimeve të zhvilluara.
Shoqata thotë se nuk është emëruar drejtori i veterinarisë për të komanduar punën në terren përsa i takon sëmundshmërisë që prek sigurinë e shëndetit të shpendëve dhe konsumatorëve.
Si problem emergjent shoqata shtron importin e shpendëve nga vendet fqinje, që sipas tyre ndodh pa bërë analizat dhe pa marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore.
Shumica e tyre, kryesisht pula blihen me çmim te lire pasi jane kryesisht objekt skartimi ose likuidimi financiar.
Shoqata kërkon që për sa i takon falsifikimit të certifikatës së origjinës, duhet të ndërhyjnë menjëherë policia dhe prokuroria në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit pasi nuk ka siguri se me çfarë janë ushqyer ato pula, vaksinat që kanë bërë, ilaçet që mund t'u jenë dhënë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbareshtimi-i-shpendeve-shqetesim-importin-e-pulave-dhe-semundshmerine