Dihet tashmë që Bleona Qereti është ndër këngëtaret shqiptaret më pa komplekse. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan për të folur për këngën e saj më të re ?I don't need your love? dhe jo vetëm. Gjatë emisionit ajo tregoi se kënga e saj është përjetim i saj personal. Këngëtarja tregoi gjatë jetës së saj është lënduar dhe është tradhtuar nga meshkujt, ndërkohë që iu drejtua drejtuesit të emisionit Arian Çani duke i thënë se nëse nuk do të ishte i martuar do ta kishte zgjedhur atë për burrë.
Bleona Qereti: Ti je i martuar Arian, sepse ne të dy mund të ishim martuar bashkë, në këto kushte unë kam vetëm kamerën, është e vetmja që nuk më ka tradhtuar. Çdo mashkull tjetër më ka tradhtuar në mënyrën më të poshtër që mund të ekzistojë, kamera është e vetmja që nuk më tradhton.
Arian Çani: Po të mos isha i martuar, do martoheshe me mua zemër...
Bleona Qereti: Sigurisht që po, na fal Pufi...
Arian Çani: Nuk mërzitet Pufi jo, ajo ka rrezik më thotë mere në shtëpi Bleonën. Ti vërtetë më ke xhan mua edhe pse nuk i kam 1 milionë dollarë.
Bleona Qereti: Sigurisht që të kam xhan? Mos u kap me 1 milionë dollarëshin. Që të bëjmë përkthimin shqip shqip ajo gjë ose është marë me dashje për të shitur lajmet ose bëhet nga injoranca. Unë besoj që jam njeriu më i keqkuptuar në Shqipëri.