24 vite pas emigrimit, këngëtari me " />
24 vite pas emigrimit, këngëtari me "/>

Ora News - "Dolce terra mia", Ermal Meta: Nëse do Rilindja, do zgjidhja sërish Shqipërinë

Ora News Lajme 2018-06-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

24 vite pas emigrimit, këngëtari me origjinë nga Fieri, Ermal Meta, erdhi në një rrëfim të veçantë për publikun shqiptar rreth historisë së tij, nga largimi prej Shqipërisë, integrimi në shoqërinë italiane dhe muzikën.

"E kam kaluar detin Jon jo mbi traget por mbi nota?" u shpreh ai gjatë bashkëbisedimit me studentët shqiptarë dhe italianë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

24 vite janë shumë si kohë fizike, por jo aq sa për ti shkulur nga zemra dashurinë për atdheun, gjuhën dhe traditat shqiptare.

Këtë e tregoi më së miri edhe fakti se pothuajse gjatë gjithë kohës, Ermal Meta, foli shqip dhe shqipe të pastër.

Ermal Meta: Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave. Dje kur erdha këtu më duket vetja si i dehur sepse fakti që dëgjoja gjithandej gjuhën time më dukej diçka e veçantë.Në të vërtet është shumë normale, gjëja e veçantë është atje, gjuhën time nuk e dëgjoj kurrë.Me sa e kuptoni e kam humbur dhe pak praktikën, e humbet praktikën e gjuhës por jo praktikën e zemrës.Atë nuk e humbet ndonjëherë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dolce-terra-mia-ermal-meta-nese-do-rilindja-do-zgjidhja-serish-shqiperine

Share This Video


Download

  
Report form