Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksander Karpushin ishte mbrëmjen e kaluar i ftuar në emisionin e Botërorit ?RUSI 2018? ne ORA NEWS ku hodhi dritë mbi detaje të hollësishme rreth organizimit të eventit më të madh futbollistik në botë. Në fjalën e tij, Karpushin vlerësoi rëndësinë e ketij organizimi në vendin e tij.
Aleksandër Karpushin: Për mua është një kënaqesi e veçantë të marr pjesë në një program kaq të njohur dhe të jem mes ekspertëve të futbollit. Është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin tonë. Ështe hera e parë që ky eveniment kaq i rëndesishem zhvillohet në Europen lindore dhe Rusia ka marrë të gjitha masat e duhura për zhvillimin sa më të mirë të këtij kampionati. Në këtë botëror po zhvillohen ndeshje në 11 qytetë të Rusise lindore dhe aziatike. Janë investuar rreth 1 miliardë rubla për ndërtimin dhe rikonstruktimin e 12 stadiumeve. Gjithashtu ka dale një urdhër i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për një sërë masash komplekse për sigurinë e lojtarve dhe të tifozëve.
Ashtu si shqiptarët, edhe ne në ambasade patëm keqardhje që kombetarja e Shqipërise nuk u kualifikua në Kupën e Botës.
Në lidhje me masat specifike, ambasadori i Rusisë në Tiranë, tha se janë shpenzuar shumë të mëdha për lehtesimin e lëvizjes së tifozëve. Sa i përket fitores së Rusisë ndaj Spanjës, Karpushin tha se ky sukses erdhi nga vendosja taktike që beri trajneri dhe forma e mirë e portierit rus. Dëshira e ambasadorit është që te shohë në finale Rusinë dhe Brazilin.
Aleksandër Karpushin: Janë shpenzuar 15 mln rubla për prerjen e biletave dhe marrjen e pasaportave që do të thotë që të gjithë dashamirësit e futbollit mund të udhëtojnë në Rusi pa viza dhe të levizin falas nga një qytet në tjetrin për të parë ndeshjet. Çdo gjë po shkon mirë, masat janë të rrepta, hotelet shumë të mira, mikëpritje për tu përshendetur si dhe transportin e kemi të organizuar shumë mirë. Pritej fitorja e Sanjes ndaj Rusise por mund të them që të gjithë tifozët shpresonin në fitoren e Rusisë. Trajneri i Rusisë e vendosi shumë mirë skuadrën dhe portieri jonë ishte më mire se portieri i Spanjes. Në finalen e 15 korrikut dëshiroj Rusinë dhe Brazilin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadori-rus-ne-ora-news-rusia-investime-madhore-11-stadiumet