Report Tv - Guvernatori Sejko: Në banka 4.3 mld euro, vijon ndërhyrja për të blerë valutë

Report TV 2018-07-04

Views 1

Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se ndërhyrja e përkohshme Bankës së Shqipërisë për të blerë euro në tregun monetar do të vijojë deri sa kursi i këmbimit të kthehet në normalitet.

Sejko bëri të ditur se në sistemin bankar qarkullojnë mbi 4 miliardë euro, ndërsa Banka nuk disponon të dhëna për sasinë informale të monedhës europiane që qarkullon në tregun informal.

Krahas efektit të kursit të këmbimit, të cilin guvernatori e ka cilësuar si kalimtar, Sejko u shpreh se ekonomia e vendit është në trend pozitiv rritje.

Share This Video


Download

  
Report form