http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tërmeti i fuqishëm qe shkundi vendin madje dhe disa nga fqinjët vijon te jete ende aktiv. Do te duhen te paktën tre dite deri ne shuarjen e plote te tij.
Sizmologët tregojnë se gjate 24 orëve pas goditjes se pare dhe me te fuqishme, janë shënuar 400 lëkundje te tjera mes tyre disa te forta. Sipas analizës se kryer nga specialitet nuk mendohet rikthim i lëkundjeve te forta ne këtë vatër.
Rrapo Ormeni tregon se tërmeti i një dite me pare është ndjere edhe ne disa nga vendet fqinje, për shkak te thellësisë se tij 18 kilometër. Epiqendra ishte ne gjirin e Lalezit, ne fshatin Hamallaj aty ku dhe demet ishin me te mëdha.
Për specialitete ai hyn ne tërmetet e fuqishëm, 5.1 te shkalles riheter, ndërsa ndjeshmëria ishte e larte mbi 6 balle. Por si duhet te veprojmë ne rast tërmeti kur ndodhemi ne shtëpi, zyre apo ambiente te larta?
Durrësi është një nga zonat me sizmike te vendit dhe historiku i tërmeteve te forta daton hershem, ku ne arkivin e institutit me te fuqishmet rezultojnë lëkundjet e ndodhura ne vitet 19200 dhe 1926. Megjithatë ai i Shkodrës ne 1979 konsiderohet tërmeti me i fuqishëm dhe me pasoja te renda.