Treguesit e Bankës së Shqipërisë, ndjesia e bizneseve dhe familjeve po vjen duke rënë

Report TV 2018-07-10

Views 0

Ndërkohë që sinjalet nga ekonomia sa vjen e përmirësohen, papunësia ka qenë në ulje dhe konsumi në rritje, nga një vëzhgim periodik i Bankës së Shqipërisë del se, në të kundërt me pritshmëritë, besimi që kanë individët dhe biznesi në ecurinë e ekonomisë ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e dytë të vitit.

Besimi ka rënie në gjithë sektorët e biznesit si industri, ndërtim, shërbime, tregti, ndërsa edhe pritshmëritë nuk janë pozitive. Si bizneset, po ashtu edhe  individët dhanë vlerësim negativ për situatën e tyre financiare të pritshme, të ardhurat e shpenzimet dhe blerjet e mëdha.

Ndjesia ekonomike

Sipas Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorëve, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 9.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018. Dinamika e treguesit pasqyroi si rënien e besimit të biznesit, ashtu edhe atë të konsumatorëve. Megjithatë, niveli i TNE-së, prej rreth 106.6, vazhdon të qëndrojë mbi mesataren afatgjatë të tij.

Shërbimet

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) ishte ai që shënoi rënien më të madhe në tre muaj, me 8.9 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë. Megjithatë, TBSh-ja mbetet ende 9 pikë përqindje mbi mesataren historike të saj. Niveli më i ulët i treguesit u përcaktua kryesisht nga rënia e balancës së kërkesës, me 15.9 pikë përqindje dhe, në një masë më të vogël, nga rënia e balancës së ecurisë së biznesit, me 1.9 pikë përqindje.

Edhe balancat e tjera të vrojtimit si gjendja financiare, pritjet për kërkesën dhe punësimin në tremujorin e ardhshëm, rezultuan të përkeqësuara. Ndërkohë, balanca e punësimit dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënuan rritje. Kjo rënie kaq e theksuar bie ndesh me zhvillimin që ka marrë aktualisht shërbimi në fushën e turizmit, hotelerisë dhe bar-restoranteve.

Share This Video


Download

  
Report form