Një aksion ?blic? i policisë së qytetit bregdetar pasditen e sotme për të arrestuar një të kërkuar për tentativë grabitje dhe goditjen e një personi në Prill të 2018 në Dukat ka sjellë panik dhe frikë te pushuesit në Radhimë. Pasi kanë lokalizuar vendndodhjen, pasditen e sotme rreth 16:30 minuta, policia e Vlorës në bashkëpunim me RENEA-n kanë rrethuar banesën ku ndodhej Gaqo Gjini 38 vjeç. Blutë i kanë bërë thirrje që të dorëzohej, por ai nuk ka pranuar, ndërsa ka dalë nga banesa e vjehrrit me një thikë në dorë. Sipas policisë, i kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me thikë një prej punonjësve dhe në kushtet e vetëmbrojtjes efektivi e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.