Report TV siguron formularët e dekriminalizimit për 96 kandidatët që garojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 30 qershor. Nga vetëdeklarimet rezulton se 14 kandidatë kanë ?njolla? në biografinë e tyre, nga hetimet, dënimet, apo ndryshimet e të dhënave personale. 8 janë kandidatë të Partisë Socialiste, 4 të Bindjes Demokratike dhe 2 të partive të tjera. Abedin Oruci është një nga emrat më të akuzuar nga Lulzim Basha. ?Abedin Oruci është një përdhunues?
Por çfarë ka deklaruar vetë Oruci në formularin e dekriminalizimit? Kandidati i Bindjes Demokratike në Kukës ka pranuar se është dënuar nga gjykata e Kukësit me 33 mijë lekë për deklarim të rremë pasurie në vitin 2010.
Po ashtu, ai thotë se ka qenë 8 ditë në paraburgimin e Prizrenit, i akuzuar për vepra penale sipas nenit 139 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, por ka dalë i pafajshëm. Kjo pikë e Kodit flet për kryerje shërbimesh seksuale me viktima të trafikuara, duke qenë në dijeni se janë të tilla.
Edhe kandidati i Bindjes Demokratike për Bulqizën, Ilir Balla, deklaron se është dënuar me 80 mijë lekë gjobë nga gjykata e Dibrës, për veprën penale goditje për shkak të detyrës.
Kandidati i Patozit për Tepelenën, Gëzim Malka është dënuar me 5 muaj e 10 ditë burg për shpërdorim kontributesh, kryer në bashkëpunim.
Arben Skenderaj kandidon për llogari të Bindjes në Tiranë. Në formular, ai ka deklaruar se ka ndërruar mbiemrin nga Skenderi, në Skënderaj.