http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë, kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Ndërkohë ditë më parë ai u përball me KPK-në në një seancë që zgjati tej parashikimeve gjithashtu. Në këtë seancë fillimisht, KPK e vlerësoi kreun e Gjykatës së Lartë, se kishte bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit. Zaganjori ka deklaruar një apartament 293 metra katrorë në rrugën ?Dedë Gjo Luli? në Tiranë; një dyqan i deklaruar si bibliotekë; një bodrum 65 metra katrorë dhe një zyrë prej 15 metrash katrorë.
Të gjitha këto pasuri ndodhen në të njëjtën godinë, e cila është ndërtuar nga gjyshi i bashkëshortes së tij. Zaganjori pranoi se kontratat ishin fiktive, por brenda ligjit.
Gjithashtu pritet që të mërkurën të jepet edhe vendimi për Rovena Gashin.