Ora News - Bllokimi i kolektorit përmbyti spitalin e Shkodrës, shpëtojnë pajisjet spitalore

Ora News Lajme 2018-07-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse uji vërshoi brenda mjediseve të spitalit të Shkodres duke ndërprerë punën në repartin e imazherisë, e duke krijuar një situatë kaotike, fatmirësisht ai nuk shkaktoi dëme në pajisjet spitalore.

Lajmi konfirmohet nga drejtoresha Teuta Rrjolli, e cila deklaron se është zbuluar edhe shkaku i përmbytjes, që sipas saj ka ardhur nga bllokimi i kolektorit, ku njëri prej tubacioneve të shkarkimit kalon në pjesën e tarracës së këtij reparti.

"Presioni i madh i ujit çau tubin në tarracë. Nuk ka asnjë dëmtim në pajisje mjekësore."

Ajo mohon që punimet e kryera dy vite më parë në këtë godinë të jenë shkaktare të vërshimit të ujit, por sqaron se defekti është riparuar menjëherë nga ndërmarrja e ujësjellës?kanalizime.

Për përmbytjet e spitalit reagoi edhe deputeti demokrat Bardh Spahia që akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe kryeministrin Rama, si shkatërrimtarët e këtij sistemi.

Bardh Spahia: ?Mungesa e vëmendjes së qeverisë Rama ndaj mjekësisë dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës solli që mjekët dhe stafi mjekësor i këtij spitali të jenë në mëshirë të fatit. Në pak minuta shi u përmbyt i gjithë shërbimi i radiologjisë dhe jo vetëm. 2 vite më parë ka pasur një rikonstruksion të kësaj godine e cila e bën edhe me shqetësuese dhe implikon institucionet drejtuese të Shëndetësisë shqiptare, që duket se nuk kanë aspak prioritet shëndetin e qytetarëve por kanë interes mbushjen e xhepave të tyre dhe të atyre oligarkëve pranë tyre. Me keqardhje e them që është një degradim i përgjithshëm i sistemin shëndetësor shqiptar dhe strukturave të këtij sistemi dhe falë kësaj po mbetet degradimi i spitalit të Shkodrës?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokimi-i-kolektorit-permbyti-spitalin-e-shkodres-shpetojne-pajisjet-spitalore

Share This Video


Download

  
Report form